Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


 

 Naim Frasheri

Shko poshtë 
+4
special-toni
FLo0rI
behar
baRchee.
8 posters
AutoriMesazh
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeThu Jul 23, 2009 2:16 am

Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh dhe u bë figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, poet i madh i kombit, bilbili i gjuhës shqipe. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea", ku horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez . Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjtër e të

.renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.
Gjatë viteve 1872-1877, punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij si atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.
Ndërkohë u zhvilluan ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë "Shqipëria", në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.

Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjtoret e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "E këndimit çunavet këndonjëtoreja". Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ënd\pard fs24 ërrimet) më 1888 botoi "Dituritë", më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare. Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.
Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës.
Traditat poetike popullore, që përbën një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj. Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.


Nje copez nga vepra madhore e Naimit poema bageti e bujqesi.


O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.



Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.

Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
behar
Antar 10%
Antar 10%
behar


Posts : 64
Join date : 16/07/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeThu Jul 23, 2009 10:59 pm

aaaaaa kyyy u kan poe se jo mahii ky osht EL LRGENDO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeThu Jul 23, 2009 11:18 pm

Naim Frasheri eshte njeri me i famshem per Shqiptaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
special-toni
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
special-toni


Posts : 2264
Join date : 26/08/2009
Age : 30
Location : Drenas
Hobi Hobi : http://gamezer.com/billiards/http://llhg-crew.sqweebs.com,

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeThu Aug 27, 2009 10:02 am

naim frasheri eshte shkrimtari me i mir shqiptar per mendimin tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.toni-chat.tk
Best..E
Te Perjashtuar
Te Perjashtuar
Best..E


Posts : 478
Join date : 26/08/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 7:56 am

FLo0rI shkruajti:
Naim Frasheri eshte njeri me i famshem per Shqiptaret

Pajtohem me ty Sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeMon Sep 14, 2009 11:33 am

me ja nis me thon historin e naimit jet nja 2 dit veq per veprat ma te mira qe i ka bo

e le kto tirat

Naim Frasheri ka qen dikun ne 5 e pare te shkrimtarve ne bote
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arjanit Manchester United
V.I.P
V.I.P
Arjanit Manchester United


Posts : 613
Join date : 13/09/2009
Age : 32

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeThu Sep 17, 2009 6:35 pm

special-toni shkruajti:
naim frasheri eshte shkrimtari me i mir shqiptar per mendimin tim
mir e ki
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeMon Sep 21, 2009 10:39 am

ky asht njeri i madh
S'besoj qe ka me pas shqiptaria ma si ky
Sadopak i afrohet I.Kadare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
qipi-kaka
V.I.P
V.I.P
qipi-kaka


Posts : 95
Join date : 14/10/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeThu Oct 15, 2009 10:23 am

po valla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Naim Frasheri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: