ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 10 Misteret e Shkences

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
avatar

Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

MesazhTitulli: 10 Misteret e Shkences   Fri Jul 10, 2009 4:00 am

Lidhja mendje-trup

Ç‘ndikim ka mendja te trupi? Po trupi te mendja? Pikëpyetje të cilat shkenca i ka shtruar prej shekujsh, pa arritur në një shpjegim të pranueshëm. Pavarësisht progreseve gjigande, të kryera nga hyrja në skenë e neuroshkencave gjatë dy dekadave të fundit, shumë fenomene mbeten të mbuluara nga misteri edhe për mjekësinë.

Perceptimet ekstrashqisore

Janë të panumërta përpjekjet për të provuar vlefshmërinë e aftësive ekstrashqisore, që të gjitha pa kurrfarë suksesi apo rezultati pozitiv. Por në të njëjtën mënyrë ka qenë e pamundur edhe demonstrimi i falsitetit të këtyre përvojave, duke i futur kështu në sirtarin e të pazgjidhshmeve. Ka shumë të ngjarë që aftësia për të parathënë të ardhmen, apo funksionimi i "fuqive psikike" të mos arrihet të shpjegohet përmes instrumenteve që na vë në dorë shkenca, ose të paktën ato që kemi sot në dispozicion.

Prag-vdekja

Janë të panumërta dëshmitë e njerëzve që kanë shkuar shumë pranë vdekjes. Drita në fund të tunelit, fakti që këta njerëz shihnin trupin e tyre nga jashtë, ndjesia e një lloj paqeje të papërshkrueshme, janë përshkrime që hasen thuajse në të gjitha përgjigjet e atyre që i kanë përjetuar çaste të tilla. E megjithatë, askush nuk ka arritur të japë një përgjigje lidhur me këtë fenomen. As në një drejtim, e as në tjetrin.

UFO-t

Që ekzistojnë objekte fluturuese të paidentifikuara, as që vihet më në dyshim. Të shumta, të panumërta janë kontaktet vizuale përmes radarëve, për të cilat autoritetet aeronautike ushtarake e civile nuk dinë të japin përgjigje. Por duhen shumë më tepër prova që të vërtetohet se brenda këtyre mjeteve fluturuese jashtëtokësore gjenden alieno, sidomos për shkencëtarët.

Deja-vu

Ndjesi që e ke përjetuar edhe më parë një përvojë të caktuar, se e ke parë një vend ku nuk ke qenë kurrë, se ke dëgjuar prej kohësh një muzikë të re, ose, e thënë në frëngjisht "Deja-vu". Kërkimet shkencore kanë gjetur një seri justifikimesh lidhur me fenomenin, por nuk kanë arritur kurrë të japin përgjigjet për shkaqet e vërteta dhe natyrën e tij.

Fantazmat

Yje të vërteta në letërsi e në kinema, por ka të ngjarë të jetojnë edhe përtej botës së fantazisë. Sugjestion apo realitet, fakti është që dëshmitë, ashtu si edhe në rastin e UFO-ve, janë të panumërta dhe në të njëjtën mënyrë, as për fantazmat askush nuk ka marrë përsipër të gjejë një përgjigje të pranueshme.

Zhdukjet e mistershme

Në rastet për të cilat shkenca nuk është në gjendje të japë përgjigje, hyjnë edhe ato të njerëzve të zhdukur. Kur as edhe vetë segmentet shkencore të policive nuk arrijnë në përfundime të sakta, as shkenca nuk është në gjendje të ofrojë përgjigje të pranueshme.

Intuita

Shqisa e gjashtë, bindja e pashpjegueshme dhe e pavetëdijshme mbi diçka të caktuar, si të ishte një teoremë matematike, mbi të cilën nuk kemi kurrfarë dyshimi. Mes mekanizmave të shumta psikike, shkenca nuk arrin të japë përgjigje të pranueshme as mbi intuitën. Për Platonin bëhej fjalë për kujtime dijesh nga jetë përpara asaj aktuales. Por Platoni besonte në kalimin e shpirtrave nga një trup te tjetri, kështu që filozofi i madh nuk mund të renditet bashkë me shkencëtarët të cilët mbeten me gojë hapur, përpara intuitave, nga ato më të kotat, deri te ato matematiket...

Këmbëmadhi

Këmbëmadhi i Amerikës, një kafshë e ngjashme me njeriun, por me përmasa shumë më të mëdha. Nga ai, përveç dëshmive të bëra nga amerikanët e trembur, mbeten vetëm gjurmë shumë të mëdha këmbësh në dëborë. Shaka apo gjurmë këmbësh të një qenieje të ngjashme me ne? Kushëri me Jetin apo njeriun e borës në Tibet, të cilin shumë alpinistë betohen se e kanë parë në Himalajë. Bashkë me të tjerët, hyn në ato raste të cilat shkenca nuk arrin t‘i verifikojë për mungesë provash, por që për të njëjtin motiv nuk mund t‘i falsifikojë.

Fëshfërima e Taosit

Taos është një qytet i vogël në Nju-Meksiko (të shteteve të Bashkuara të Amerikës). Disa prej banorëve të tij, - rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me frekuencë të ulët që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin. Pasojë e presionit të ulët atmosferik për një pjesë të banorëve? Ndoshta po, por askush nuk merr përsipër ta njohë si përgjigje përfundimtare, shkenca duhet të hetojë më thellë për të arritur në një përfundim. Shërben pikërisht për këtë qëllim dhe falë metodës së saj të përpjekje-dështim dhe eksperimenteve të vazhdueshme ia ka dalë t‘u japë shpjegime shumë gjërave, të cilat kohë më parë dukeshin të pashpjegueshme.

sipas "LiveScience"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://llapi-forum.tk
paajttimi
Fillestar
Fillestar


Posts : 4
Join date : 27/07/2009

MesazhTitulli: Re: 10 Misteret e Shkences   Mon Jul 27, 2009 4:11 pm

Hahah, interesant, kete shkrim artikull e kam perkthyer une dhe e kam postuar ne nje forum pastaj te gjithe te tjerat e kane kopijuar.. Razz

Nejse shpresoj tju pelqej sado pak.. Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
avatar

Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

MesazhTitulli: Re: 10 Misteret e Shkences   Tue Jul 28, 2009 12:09 am

paajtim t'lutem mos shenoo me shkronja t'trasha
Faleminderit per mirkuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://llapi-forum.tk
Donistyle
V.I.P
V.I.P
avatar

Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

MesazhTitulli: Re: 10 Misteret e Shkences   Mon Sep 21, 2009 10:24 am

uhahuhuauhahu qfar artikulli(shkrimi) interesant
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: 10 Misteret e Shkences   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 Misteret e Shkences
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca dhe Teknologjia :: Shkenca dhe Jeta-
Kërce tek: