ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 Shkembimi i territoreve ndermjet Kosoves e Serbis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%


Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

MesazhTitulli: Shkembimi i territoreve ndermjet Kosoves e Serbis   Sun Jul 11, 2010 8:06 pm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka thënë BBC-së se zërat që po dëgjohen për shkëmbim tërritoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë zëra të kahershëm, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin.

“Kjo ide është dëgjuar edhe më herët. Për Qeverinë e Kosovës, Kosova e ka tërësinë e vetë territoriale të përcaktuar edhe me kushtetutë dhe me aktet ndërkombëtare. Kosova nuk është e interesuar që të hyjë në pazare të tilla. Po ashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo fillim i ndryshimit të territoreve, nuk do të ishte pika e fundit e këtyre ndryshimeve, apo së paku nuk do të ishte në Kosovë. Përvoja ka treguar se veprime të tilla krijojnë kriza që zgjasin me vite. Zgjidhja më e mirë është hyrja në Unionin Evropian të shteteve të rajonit”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, kjo ide do të ishte shumë e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe se ajo nuk do të fillonte e as nuk do të përfundonte me Kosovën.

“Oferta të tilla janë të papranueshme. Mund ta themi se kjo nuk është ofertë fare. Ne e përjashtojmë ngase kjo do të hapte krizë dhe do të hapte mundësi të reja për krizë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe, në anën tjetër, po ashtu duhet të themi se kjo nuk mund të fillojë dhe të përfundojë vetëm me Kosovën, prandaj e mira e gjithë rajonit do të ishte qasja drejt integrimit në Unionin Evropian”, deklaroi Kuçi.

Krasniqi: Lëvizja e kufijve hapje e “Kutisë së Pandorës”

Hapja e çështjes së ndryshimit të kufijve, nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi konsiderohet si një hapje e “Kutisë së Pandorës” dhe si çështje që do të dihej se ku nisë, por jo edhe ku përfundon. Gjatë një konference për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka thënë se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur përmes institucioneve të saj dhe se aktualisht çështja e lëvizjes së kufirit nuk mund të jetë temë diskutimi.

Kreu i legjislativit të vendit ka theksuar se Kosova fillimisht duhet të vendos marrëdhënie normale me Serbinë me këta kufij që ka.

“Kosova i ka kufijtë e vetë shtetëror, ata kufij janë më të vjetër sesa që është vetë Kosova shtet dhe kërkojmë që të respektohet vullneti i shprehur i institucioneve të Kosovës. Njohja ndërkombëtare që është bërë është bërë mbi këta kufij dhe ndoshta në një të ardhme në një përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë, mund të bisedohet për çështje të tilla, por konsiderojmë se në këtë kohë hapja e kufijve, ndryshimi i tyre, është një lloj hapje e ‘Kutisë së Pandorës’, e cila mund të dihet ku fillon, por nuk dihet ku përfundon, meqenëse nuk është interesi as i rajonit as i Kosovës, as i përpjekjeve të vendeve dhe popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evroipian, për të hapur çështje të kufijve”, është shprehur Krasniqi, transmeton Kosovapress.

Deklarata e Krasniqit ka ardhur pas paralajmërimeve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave se kanë filluar të qarkullojnë idetë për shkëmbim territoresh, të cilat sipas drejtorit të GNK-së, Marko Prelec, kanë pak gjasa që të realizohen.


.................................................. .................................................. .

edhe une mendoj, qe rrini qishtu qysh jeni... e mos prekni kufinje... Vetum kthene ju Mitrovicen e veriut mbrenda qisajna sovranitetes juve te shpallur, per pjesen tjeter hiç mos u merzitni !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Shkembimi i territoreve ndermjet Kosoves e Serbis
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: