ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 Ne Bised me armikun po na ik veriu i Kosoves

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%


Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

MesazhTitulli: Ne Bised me armikun po na ik veriu i Kosoves   Sun Jul 18, 2010 6:02 pm

NE BISED ME ARMIKUN (VERIU I REZIKUAR)

By: Nexhmedin Spahiu

Veriu i Kosoves, Ahtisaari, ambasadori Fitou dhe kryeministri Thaci - Forcat politike kosovare, nuk po reagojne ndaj kryeministrit Thaci qe ka pranuar te bisedoje per bosnjizimin (konfederalizimin) e Kosoves, por ndaj Ambasadorit Fitou qe e beri kete publike dhe qe meriton falenderim. -Kosova ka mundesi reale te qendroje akoma te plani i Ahtisaarit dhe kushtetuta e saj, por per kete duhet nderroje kryeministrin. Me nderrimin e kryeministrit biejne poshte marreveshjet e tij sekrete dhe mbesin ne fuqi vetem ato publike. Kjo eshte e vetmja menyre qe Kosova ta ngrise pazarin e saj te rene pertoke para bisedimeve te pashmangeshme me Beogradin. Nexhmedin Spahiu Kishte kohe qe disa ambasadore te me kishin thene ne mirebesim se kryeministri Thaci ka pranuar qe te bisedoje me Beogradin per statusin e Veriut te Kosoves. Fillimisht kete e kam kuptuar si intrige te tyre per personalitetin e Kryeministrit apo edhe ndoshta provokim ndaj meje se apo marr turr qe kete ta beje publike. Nuk e bera publike, thjesht per shkak te karakterit tim qe kur tjetri ta thote nje gje konfidence (mirebesim) nuk bene te dalesh i pabese. Dyshimet e mia per kete u hoqen sapo vete kryeministri ne nje fjalim drejtuar kombit tha se “duhet te kihen parasysh specifikat e Veriut te Kosoves dhe se kerkohen ide te reja”.Ishte ky shqelm i rende Planit te Ahtisaarit dhe Kushtetutes se Kosoves nga ana e kryeministrit Thaci, pasi as Plani i Ahtisaarit as Kushtetuta e Kosoves nuk njohin rajon specifik te Kosoves por gjithe Kosova percaktohet si nje territorr unik.Beogradi nuk mbeti prapa ne pjesen e vet te kesaj loje. Vrasja e mjekut me perkatesi etnike boshnjake, plagosja e 11 serbeve si dhe atentati mbi jeten e deputetit Petar Milletiq, i treguan botes se Prishtina nuk e kontrollon Veriun e saj me shume se sa te beje ndonje sherr atje, dhe ne fund, per t’i dhene vulen gjithe kesaj erdhi deklarata e pasens politik e ministrit Bajram Rexhepi se do te dergoje njesite speciale ne Veri te Kosoves. Ne vend se ato t’i staciononte kahere atje dhe te mos bezante, ai duke thene se do t’i dergoje atje ia beri te ditur opnionit se nuk e ka ndermende ta beje kete gje.Ne nje situate te tille, gjate nje debati te nxehte ne RTK, u soll muhabeti qe une u detyrova ta permend ate qe me kishin thene disa ambasadore: se kryeministri Thaci kishte pranuar qe te bisedoje me Beogradin per statusin e Veriut te Kosoves. Prita qe kryeministri te perpiqet ta demantoje kete deklarate timen qe ne fakt ishte akuze per tradheti ndaj vendit. Por kryeministri nuk e mori kete mundim. Perkundrazi, ambasadori francez Zhan Fransua Fitou e tha publikisht ne nje interviste ne “Zeri”ate qe mua disa ambasdore tjere ma kishin thene me pare ne konfidence. Te nesermen reaguan forcat politike kosovare, por per habi jo ndaj kryeministrit qe ka pranuar te bisedoje per kete pune, por ndaj Ambasadorit Fitou qe e beri kete publike edhe pse asnjeri nuk e permendi emrin e ambasadorit francez. Edhe vete zevendes kryeministri Kuci, u deklarua se qeveria nuk e ka diskutuar kete pune (cka ketu mund te jete e vertete) por ai nuk mohoi se kryeministri ka peshtjelle ketu pune. Ceshtja eshte se cfare faji ka ketu Ambasadori Fitou qe sulmohet nga politikanet kosovare? Pertkundrazi, ai u tregua miku me i mire i Kosoves, qe i tha publikut ate qe tjeret po ia ziejne corben e bosnjizimit (konfederalizimit) te saj dhe se i tregoji publikut kosovar se ne kete corbe eshte vete kryeministri i tyre Hashim Thaci.Ambasadori Fitou meriton nje falenderim te madh nga populli i Kosoves.Por pse gjerat po rrokullisen kaq shpejt?Me 22 korrik shpallet vendimi i GJND-se i cili ka gjase te duket pak a shume keshtu: Shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk ishte e ligjshme, por shteti i Kosoves tashme eshte nje realitet. Ne kete eshte i bindur edhe Beogradi. Rrjedhoje e kesaj eshte ajo hajt te shohim se cfare eshte ky realitet. Realiteti eshte se shteti i Kosoves funksionon ne Prishtine (me korrupsion, me nje milion te meta tjera, por funksionon) por nuk funsionon ne Veri te Kosoves (nuk funksionon pothuaj fare, ngjarjet e fundit po i rikujtojne botes kete fakt). Rjedhim i kesaj eshte se ceshtja e Kosoves ende nuk eshte e zgjidhur si problem. Kjo do te thote qe plani i Ahtisaarit nuk po funksionon dhe qe duhet kerkuar tjeter plan. Dhe Plani i Ahtisaarit mund te konsiderohet i deshtuar pasi qeveria Thaci dhe ajo e Tadiqit kane punuar kunder ketij plani. Dhe Plani i Ahtisaarit mund te konsiderohet i deshtuar pasi qeveria Thaci dhe ajo e Tadiqit kane punuar kunder ketij plani. Esenca e Planit te Ahtisaarit ishte qe shteti i Kosoves te krijoje ca komuna te reja serbe ne jug te Kosoves ne kembim te marrjes se kontrollit te saj ne Veri te Kosoves. Qeveria Thaci ngaqe interesat e Kosoves ia shiti Beogradit krijoi komunat e reja pa e marre kontrollin mbi Veriun e Kosoves. Ky proces duhej te zhvillohej paralelisht, por u zhvillua vetem ne nje kahje, ate kunder interesit te Kosoves. Nuk mund te thuhet se Qeveria Thaci kete e beri nga naiviteti pasi kete gje e kam elaboruar qarte ne nje debat ne Top Channel para dy viteve dhe ne shkrimet e mia vazhdimisht.Tashme Beogradi e ka ngritur pazarin teper lart: bosnjizimi (konfederalizimi) i Kosoves ne kembim te njohjes. Dhe kete tashme kryeministri Thaci e ka pranuar pa dijenine e popullit te Kosoves.Ky pazar nuk eshte aspak interes i Kosoves. Kosova ka mundesi reale akoma te qendroje te plani i Ahtisaarit dhe kushtetuta e saj, por per kete duhet nderroje kryeministrin. Me nderrimin e kryeministrit biejne poshte edhe marreveshjet e tij sekrete, dhe mbesin ne fuqi vetem ato marreveshje qe jane publike. Kjo eshte e vetmja menyre qe Kosova ta ngrise pazarin e saj para bisedimeve te pashmangeshme me Beogradin.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ne Bised me armikun po na ik veriu i Kosoves
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: