Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


 

 Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%



Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu Empty
MesazhTitulli: Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu   Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu Icon_minitimeFri Jul 30, 2010 12:50 am

Dr.sc. Ilmi Veliu,
28/07/10 08:47


Kumtesën që do të lexoj, ka të bëjë më një polemikë që kemi pasur me profesorin tim të studimeve posdiplomike, Boban Petreski të Universitetit të Shkupit, ku unë arrita të mbroj temën e magjistraturës “Skënderbeu në burimet Osmane dhe Bizantine”, ku do të përfshihej edhe origjina e tij sipas burimeve Osmane. Edhe pse unë nga arkivat e Stambollit sigurova numër të madh burimesh, ku kronistët osmanë në mënyrë të drejtë për drejtë potencojnë se ai ishte shqiptarë dhe i biri i një shqiptari, profesori vazhdonte me kokëfortësi të kontestonte origjinën e nënës së Skënderbeut. Në fund u morëm veshtë që unë dhe ai të vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemikën, që do të ishte jashtë kornizave të temës, temë kjo që iu dedikua vetëm Skënderbeut dhe trajtimit të tij nga kronikat osmane, që unë pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku anëtar ishte edhe profesori I lartpërmendur.

Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezantuar si Voisava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (ne deshifrim historianët sllavë germën “o” e kanë vendosur para germës “j”) temë e cila deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet për periudhën e Skenderbeut. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18 ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Vjeisava.

Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristokrat i Pollogut.

Të dhënat burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:

1. Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.

2. Burimi i dyte është Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Voisava.

Gjon Muzaka në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë e lartë aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i Pologut.

Unë duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenë sundimtar i Pollogut.

Sipas njohurive në shkencën e historisë, babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundshme edhe në krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret i Pollogut.

Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të binte nën sundimin osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.

Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend princin shqiptar të Pollogut me emrin Gërguri është shkrimi i eremonahut Mihajli nga kisha “Leshka” e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se prifti Mihon i fshatit të Pollogut-Debrishtë na ka lënë disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.

Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te lumi Marica, me territoret e Maqedonisë Lindore vazhdon të sundojë djali i tij Marko i njohur më vonë si Krali Marko. Me që sundimtari i Pollogut, Gërguri kishte pasur bashkëpunim me Vukashinin edhe më herët, vazhdon të bashkëpunojë edhe me Krali Marko me qëllim që tu kundërvihen osmanlinjve.

Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, më bëni një shërbim shumë të madh dhe unë nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që ai mi prezentoi e që i kishte hulumtuar më herët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%



Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu Empty
MesazhTitulli: Re: Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu   Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu Icon_minitimeFri Jul 30, 2010 12:51 am

Ai në bazë të burimeve ka vërtetuara se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog dhe nuk ka asnjë lidhje me sllavët.

Si kundërpërgjigje, unë e kamë analizuar këtë mbiemër dhe kamë ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare.

Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i sajë mund të shpjegohet vetëm nëpër mes të gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që bie Petreski është ai se ajo ka qenë e bija e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurrgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.

Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi kolegun tim, i cili duke dashur të më gjuaj, guri i kthehet dhe i bie në kokë atij.

Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u bë edhe më aktuale. Unë para disa ditësh nëpër mes të Internetit dhe gazetës Lajm e revistës Albanica iu përgjigja Shmitit të cilin e kam shok dhe bashkëpunëtor të mirë, po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i kanë të qarta në lidhje më Skënderbeun. Shmitt, po edhe shumë historianë tjerë që merren me këtë periudhë vazhdojnë ti hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine, dhe po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit janë të pastër shqiptarë, po edhe origjina e nënës së ti dhe gjyshit nga nëna janë po ashtu pastër shqiptarë.

(Kumtesë me rastin e mbajtjes së Akademisë Shkencore kushtuar Kuvendit të Lezhës - Dr.Sc.Ilmi Veliu është historian dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cili mendoni se do te ishte formacioni ideal???
» Nese jeta juaj do te ishte film si do ta titullonit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: