Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


 

 Shqiptarët më të famshëm në botë

Shko poshtë 
+3
lummi
FLo0rI
baRchee.
7 posters
AutoriMesazh
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeFri Jul 10, 2009 5:07 pm

Shqiptarët, fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.
Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

Ismail Kadare (Shkrimtar)
Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

Inva Mula (Soprano)
Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore

Ana Oxa (Këngëtare)
Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja

Sandra Bullock (aktore, SHBA)
Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

James Belushi (aktor, SHBA)
Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, janë me origjinë shqiptare.

Eda Zari (Këngëtare, Gjermani)
Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë


Ferid Murad (Nobelist)
Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.

Angjelin Preljocaj (Balet maestro)
Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare

Eliza Dushku (Aktore, SHBA)
Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

Agim Kaba (Aktor, SHBA)
Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

Stan Dragoti (Regjisor, SHBA)
Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.

Richard Lukaj (Ekonomist, Wall Street NY, SHBA)
I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.

Joseph DioGuardi (ish-Kongresmen, SHBA)
Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.

Emina Çunmulaj (Modele, SHBA)
Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.


Donald Lambro (Gazetar, SHBA)
Ai është një gazetar amerikan me famë botërore dhe mbi të gjitha me origjinë shqiptare.

Tie (Tahir) Domi (Lojtar hokeji, Kanada)
Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.

James Biberi (Aktor, SHBA)
Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

Tania Doko (Këngëtare, Australi)
Ajo e ushtron aktivitetin e saj në Australi, por tashmë dihet se ajo është një këngëtare e suksesshme me rrënjë shqiptare.

Mirela Tafaj (Soprano, Kanada)
Si shumë të tjerë, edhe Mirela Tafaj është një soprano shqiptare, e cila ka bërë emër edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Elona Bojaxhi (Aktore, modele, SHBA)
Elona Bojaxhi është modele dhe aktore me origjinë nga Berati. Ajo është zbuluar nga një regjisor, duke filluar më pas karrierën aktoriale.

Laureta Meci (Aktore, SHBA)
Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.

Ilir Shaqiri (Balerin, Itali)
Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.

Kledi Kadiu (Balerin, Itali)
Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.

Leon Cino (Balerin, Itali)
Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.

Klajdi Selimi (Balerin, Itali)
Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.

Marina Malota (Aktore SHBA)
Ajo vjen nga një familje me prejardhje shqiptare dhe ka luajtur në shumë filma si “Til There was You”, “The Thin Red Line” etj., ndërkohë që edhe vëllai dhe motra e saj merren me aktrim.


Tedi Papavrami (Violinist, Francë)
I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.

Erald Dervishi (Kampion botëror shahu)
I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut.

Mirsa Adami (Pianiste)
E lindur në Tiranë, Mirsa Adami fitoi në 1990-ën çmimin e parë në një konkurs për të rinjtë në Itali dhe një vit më vonë interpretoi në Roterdam, Holandë. Ajo luan si soliste në dhomën e muzikës dhe është shumë e suksesshme.

Saimir Pirgu (Tenor)
Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.

Nate Dushku (Aktor, SHBA)
Ai është vëllai i Eliza Dushkut dhe njësoj si ajo rrjedh nga e njëjta familje me origjinë shqiptare dhe është njëkohësisht aktor.

Hila Popaj (ish-Aktor, SHBA)
Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.

Liria Begeja (Regjisore, Francë)
Është regjisorja e njohur franko-shqiptare.


Elsa Lila (Këngëtare, Itali)
Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos.

Astrit Zejnati (Balerin, Arizona, SHBA)
Pasi ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, Astrit Zejnati ka arritur të jetë balet maestro në Arizona.

Miriam Cani (Këngëtare, Gjermani)
Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera europiane, është nga Elbasani.

Stefi Gjine (Teniste, Kanada)
Ajo është shumë e re, por një teniste me një të ardhme që premton shumë, me 124 trofe deri tani.

William Gregory (Astronaut, SHBA)
William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli

Aurela Gaçe (Këngëtare, SHBA)
Këngëtare shqipëtare që tashmë po korr sukses edhe në SHBA.

Igli Tare (Futbollist, Itali)
Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali.

Ambeta Toromani (Balerinë, Itali)
Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.

Oni Pustina (Model, Itali)
I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.

Valbona Çoba (Modele, aktore, SHBA)
Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.

Aris Golemi (Balet maestro, koreograf)
I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.

Masiela Lusha (Aktore ne Hollywood)
E lindur në Shqipëri, Masiela Lusha po vazhdon karrierën e saj prej aktoreje në SHBA. Ajo është shfaqur në shumë filma dhe spote publicitare.

Kristina O’Donnelly (Shkrimtare)
E lindur në Romë, Kristina O’Donnelly është e bija e një shqiptari të Maqedonisë. Ajo është shkrimtare mjaft e famshme.

Mariela Cingo (Pianiste)
Mariela është një pianiste e re shqiptare me banim në Londër, ku ka fituar shumë çmime për interpretimet e saj.

Laura Mersini Houghton (Kozmologe)
Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.

Ardian Harri (Profesor)
Ai është një profesor shqiptar në Universitetin e Shtetit të Misisipit në departamentin e ekonomisë bujqësore.

Luan Krasniqi (Boksier)
Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës

Azem Maksutaj (Taibox Kampion)

George Tenet - Gjergj Koka (ish-Drejtor i CIA-s)

Pjeter Malota (Lulgjuraj) (Aktor i Hollywoodit)

Anthony Athanas (Biznismen)

Carl Ritter von Ghega (Projektues i hekurudhes malore ne Europe)

Antonio Gramsci (Shkrimtar e Politikan)
Lider i pare i Partise Komuniste ne Itali.

Behgjet Pacolli (Biznismen e Politikan)
President i Mabetex dhe themelues i partise "Aleanca e re"

Shpresa Perlleshi (Fitness)
Shpresa eshte e famshme ne Amerike per fitness dhe eshte e bija e Mark Perlleshit biznismen shqiptar, i lindur ne Jagode (Kline), Kosove.

Dora D'Istria - Helena Gjika (Shkrimtare)

Papa Klementi XI (Giovanni Francesco Albani)

Aleksander Moisiu (Aktor)

Nate Dushku (Aktor)
Vellai i Eliza Dushkut

Anri Sala (Aktor e Fotograf artistesh)
I lindur ne Tirane, jeton e punon ne Paris qe nga 1996.

Shpend Abazi (Kampion Boxi ne Danimarke)

Afrim Latifi (Kampion i karates kombetare gjermane e nderkombetare)

Thomas Simaku (Kompozitor)

Gjon Mili (Fotograf i famshem)
I lindur ne Korçe, por qe nga viti 1923 ka jetuar ne SHBA, ku fal punes se tij te palodhshme u be i famshem edhe ne Hollywood.

Fadil Berisha (Fotograf i famshem)

Elza Zagreda (Shkrimtare dhe aktore ne Teater)

Miriam (Kengetare e famshme ne Gjermani)


Fawzia (Mbretereshe e Iranit)
Ishte motra e mbretit te fundit te Egjiptit, mbreti Faruk. Eshte mbesa e Mehmet Ali Pashes, i cili i dha pavaresine Egjiptit.

Harry Bajraktari (President i Korporates Bajraktari)
Eshte aktivist i madh per çeshtjen e Kosoves. Eshte anetar i bordit te Lobit Amerikano-Shqiptar. Eshte themelues i gazetes Amerikano-Shqiptare Illyria, me seli ne New York.


Edituar për herë të fundit nga baRchee. në Tue Aug 25, 2009 6:31 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeFri Jul 10, 2009 6:03 pm

Edhe Lorik Cana (Futbollist)

U boo i famshum kyy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeFri Jul 10, 2009 11:27 pm

a pe sheh sa shqiptari ka arrit Surprised
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeSat Jul 11, 2009 9:47 am

po po hallall ju koft tamon kesh ka e shkruj un Eliza Dushku ish kan e shkrume heheh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lummi
V.I.P
V.I.P
lummi


Posts : 313
Join date : 10/07/2009
Age : 27
Location : Podujeva

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeSun Jul 12, 2009 6:55 pm

shqiptari më i famshum ne bot ësht Ismail Kadare ehahehehehheheheh Cool Cool Cool
Mbrapsht në krye Shko poshtë
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeSun Jul 12, 2009 11:43 pm

lummi shkruajti:
shqiptari më i famshum ne bot ësht Ismail Kadare ehahehehehheheheh Cool Cool Cool
pajtohem me ty lummi Cool
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
M4[x]beeTh
Antarë 50%
Antarë 50%
M4[x]beeTh


Posts : 439
Join date : 08/08/2009
Age : 30

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeTue Aug 25, 2009 10:23 am

Ismail Kadaren keit e njohin be


Hallall i koft tybe Smile

3-4 here u kan i nominum per qmimin nobel n`letersi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ilirid.tk
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:31 pm

edhe qitash para nja 1 muj e fitoj 1 qmim en spanj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeWed Aug 26, 2009 11:06 am

Cito :
Aleksander Moisiu (Aktor)

aktor ma te mir se Moisiu ska pas ne kohen e vet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
special-toni
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
special-toni


Posts : 2264
Join date : 26/08/2009
Age : 30
Location : Drenas
Hobi Hobi : http://gamezer.com/billiards/http://llhg-crew.sqweebs.com,

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeThu Aug 27, 2009 10:32 am

shqiptaret me te famshyem ne bot Naim Frashri,Sami Frasheri,Ismail Kadare dhe shum te tjer qe jan shum te njohur me veprat e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.toni-chat.tk
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeSun Sep 20, 2009 10:04 am

inva mula dhe ismail kadare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%



Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitimeTue Jul 13, 2010 2:27 pm

He ne te gjithe jemi te famshem se te gjithe jena legjend ne veti me besoni se spo baje hajgare po pernjemend e kame ska Shqipetar qe nuk thote se une jame ma i miri
andaj edhe po them se jemi legjend ne vete dhe te famshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqiptarët më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët më të famshëm në botë   Shqiptarët më të famshëm në botë Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët më të famshëm në botë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Kultura Shqiptare-
Kërce tek: